Fifi merr vëmendje me fustanin e shkurtër me ngjyrë të zezë në finalen e BB VIP

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Fifi ka marr vëmendjen me paraqitjen në finalen që po mbahet sonte (18 shkurt).

Fifi bashkë me ish-banorët e tjerë para fillimit të spektaklit kanë parakaluar në tapetin e kuq që u vendos në hyrjen tek salla ku po mbahet nata finale.

Krijuesja e hitit “Diell” duket elegante dhe plot sharm e veshur në një fustan të zi dypjesësh me detaje metalike.

Foto: Fifi/Instagram

“Më lër të shkëlqej sonte”, ka shkruar Fifi në imazhet që ndau me fansat në Instagram e që mori komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave.

Ndryshe, kujtojmë që Fifi la përgjysmë rrugëtimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP, pasi u shpreh se kishte nevojë t’i përkushtohej shëndetit të saj.

Foto: Fifi/Instagram

Ndërkohë, vetëm pak kohë më parë këngëtarja nga Ferizaj ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin.

Ndërsa, sa i përket karrierës, Fifi së fundmi publikoi këngën e re “Hana” që erdhi në bashkëpunim me DJ PM dhe Dagz.

SHIKO MË SHUMË

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...