Fifi e mban premtimin, bën tatuazh nofkën me të cilën e thërriste Donaldi në Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Këngëtarja Fifi është shquar si një prej banoreve më dinamike brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Përbrenda ajo i kishte dhënë një premtim banorit tjetër të shtëpisë, Donaldit – se do të realizonte një tatuazh të veçantë me fjalën me të cilën e thërriste ai në shtëpi.

Gjatë kohës sa Fifi ka qenë brenda, Donaldi e kishte zakon ta thërriste “filoqyl” – fjalë kjo të cilën tashmë Fifi e ka të vizatuar në trupin e saj.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Marova”, ka shfaqur tatuazhin në fjalë, të cilin e ka realizuar në dorën e saj.

Foto: Fifi/InstaStory

Krahas fjalës “filoqyl”, ajo ka etiketuar edhe profilin e Donald Veshajt në Instagram, për ta bërë kështu të ditur që e ka çuar deri në fund premtimin e saj.

Fifi ka qenë një prej banoreve më të komentuara në edicionin e sivjetmë të Big Brother.

 

Ajo vendosi që të tërhiqet nga gara javë më parë, duke zbuluar si arsye faktin se ka nevojë të punojë me veten, pas stresit që i kishte shkaktuar izolimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...