Real Madrid do të marrë dy trofe të çmueshëm të hënën.
Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane do të shpërblehen të hënën nga FIFA për të arriturat në sezonin e kular me Real Madridin.
Në gala mbrëmjen, e cila mbahet të hënën në Londër, Ronaldo do ta fitojë çmimin “The Best” si futbollisti më i mirë i vitit në botë, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca.
Kurse, Zidane do të shpallet trajneri më i mirë i vitit 2017. Fituesit zgjidhen nga votat e kapitenëve, selektorëve dhe gazetarëve nga anembanë bota. /Gazeta Express/



