FIFA: Këta janë tre kandidatët për trajnerin e vitit

PUBLIKUAR

Allegri, Conte dhe Zidane janë tre të nominuarit nga FIFA për çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2017.

FIFA ka zbuluar listën prej tre trajnerëve të nominuar për çmimin e më të mirit për vitin që lamë pas, transmeton Gazeta Express.

Massimiliano Allegri i Juventusit, Antonio Conte i Chelsea dhe Zinedine Zidane i Real Madridit, janë tre kandidatët e nominuar për çmimin e trajnerit të vitit për 2017.

Conte triumfoi në Premierligë, Allegri fitoi Serinë A dhe Kupën e Italisë, ndërsa Zidane fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, që shihet edhe si favoriti kryesor për ta rrëmbyer këtë çmim. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...