Kosova vazhdon të marr përgjigje për kërkesat e dërguara në FIFA në lidhje me lojtarët që dëshirojnë të ndërrojnë përfaqësuesen.
Përgjigja pozitive e radhës ka qenë ajo për mesfushorin sulmues Elbasan Rashani, i cili luan me Rosenborg.
Ai mungoi në ndeshje me Finlandën shkak i dokumentacionit, shkruan Telegrafi.
“Elbasan Rashani tashmë mund të luajë për Kosovën. Jemi në pritje edhe për te lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Besart Berishën, Arbër Zenelin dhe Adis Nurkovicin”, ka thënë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala për Telegrafi.


