Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor nesër, për ta zgjedhur presidentin e FFK-së pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri.
Vdekja e Fadil Vokrrit ka lënë një boshllëk në FFK, kështu që shpejt pritet të zgjidhet presidenti i ri. Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, gjatë kohës së tij si president i FFK-së, arriti ta anëtarësonte Federatën e Futbollit Kosovar në familjen e futbollit evropian e botëror, UEFA dhe FIFA. /Gazeta Express


