Fetullah Gulen thotë se i lutet Zotit për Erdoganin! (Video)

PUBLIKUAR

Fethullah Gulen, ka mohuar përfshirjen e tij në grusht shtetin e dështuar të mesit të muajit korrik në Turqi.

Madje, sipas tij, përcjell Telegrafi, grusht shteti në Turqi “duket më shumë si një film i Hollivudit se sa një grusht shteti ushtarak”.

Në këtë drejtim, në një intervistë për CNN, ai ka bërë thirrje që një organizatë ndërkombëtare të bëjë hetimet rreth pretendimeve të qeverisë të cilat e lidhin atë me një përpjekje për grusht shteti.

Grusht shteti i 15 korrikut kishte marrë jetën e 270 njerëzve, duke përfshirë 24 të akuzuarve për komplot. Pas tij gjithashtu u bë një valë e arrestimeve, ndalimeve dhe përjashtimeve të të dyshuarve për ndonjë përfshirje.

Veç këtyre, i pyetur nëse ai kishte një mesazh për Erdogan, Gulen ka thënë: “Unë vetëm lutem që ai nuk do të shkojë para Zotit me gjithë këto mëkate që ka kryer”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...