Festim Maqaj po shkëlqen, njeriu i momentit në futbollin lipjanas!

PUBLIKUAR

Portieri nga Magurja, Festim Maqaj është njeriu i momentit në futbollin lipjanas, ai me super paraqitjet e tij po krijon emër në futbollin Kosovar dhe po krijohet në një “Legjendë” që spo mund të thyhet as edhe nga Yjet.

Festim Maqaj vazhdon të impresionoj në çdo kompeticion futbolli ku ai merr pjesë, penalltitë janë bërë rutinë për djaloshin e ri, teksa forma e tij po vazhdon të jetë stabile dhe e lartë, edhe loja me këmbë e tij po përmirësohet dita ditës duke e bërë “Makën” një mit që nuk po arrin të thyhet nga askush, shkruan gazetalajm24.blogspot.com

Së fundi, Festimi po shkëlqen në turneun 2 Korriku në Beguncë ku ka arritur ta dërgojë ekipin e tij në gjysmë-finale duke u bërë hero i skuadrës në 3 ndeshjet para-ardhëse ku fituan tre herë rradhazi në penallti e duke lënë në mesin e viktimave edhe Yjet super favoritë.

Forma e lartë e tij e ka bërë atë të jetë “Ylli kryesor” i 7 Vëllezërve dhe kualiteti i tij vlerësohet shumë lartë nga Drejtori Fadil Sopa dhe nga pjesa tjetër e stafit të skuadrës.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...