Festa e të papunëve!

PUBLIKUAR

Në shtetin me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë dhe ku shkelen më së shumti të drejtat e punëtorëve një numër shumë i vogël i qytetarëve u janë bashkangjitur sindikalistëve në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për nder të festës së 1 Majit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ndërsa mijëra  qytetarë kanë zgjedhur Parkun e Gërmisë në kryeqytet për ta kaluar pushimin e Festës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Hasan Demaj, qytetar i Prishtinës, thotë se nuk i është bashkangjitur sindikalistëve kosovarë në protestë pasi që, siç thotë ai, protestat janë të kota këtu.

“Unë mendoj që të rinjtë kanë dalë të festojnë dhe kanë bërë mirë që kanë dalë se këta janë të ri. Nuk janë të punës, por të shkollës, ndërsa po shoh edhe pensionistë e shumë pak ka nga ata qe janë në punë. E sa i përket protestës mendoj që në Kosovë është e kotë se nuk të merr askush parasysh”, tha ai.

Edhe Arif Zeneli pranon se për 1 Maj në Kosovë duhet të protestohet e jo të festohet, por siç thotë ai, qytetarëve u ka humbur besimi se gjërat mund të ndryshojnë për të mirë në këtë vend.

“Është dashur të protestohet po se di…na po festojmë. Asnjëherë nuk kam dalë të protestoj për 1 Maj, në krejt vendet e botes dalin, po te na kjo gjë nuk ndodh. Ndoshta edhe ai mosbesimi i qytetarëve që gjendja do të ndryshojë”, tha ai.

Bazuar në statistikat zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 30%, shifër kjo më e larta në Evropë, derisa sipas sindikalistëve një shifër e tillë është shumë më e lartë sesa që deklarohet nga Qeveria e vendit…

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...