Festa e çmendur e Benzemas me shokë në dhomën e zhveshjes

PUBLIKUAR

Real Madridi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas një rikthimi sensacional që e bëri në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

 

“Los Blancos” ishin duke humbur 0:1 deri në minutat shtesë, por zëvendësuesi Rodrygo u bë hero i ekipit duke i realizuar dy gola të shpejtë.

Më pas, në vazhdime realizoi edhe Karim Benzema nga penalltia për t’ia siguruar Realit fitoren 3:1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar në finale pasi lojën e parë City e kishte fituar 4:3 javën e kaluar në “Etihad Stadium”, shkruan “Gazeta Express”.

E festa e madrilenëve u zhvendos më pas në dhomat e zhveshjes, siç mund ta shihni përmes videos duke klikuar KETU

Protagonist tek festa ishte lojtari më i mirë në botë i momentit, Karim Benzema, por nuk mungoi festa as nga lojtarët tjerë “Los Blancos”, të cilët janë edhe kampionë të freskët të Spanjës.

Reali do të luajë në finalen e madhe të Championsit ndaj Liverpoolit më 28 maj në Paris të Francës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...