Feronikeli e nis sot rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do ta nisë sot rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, si nikoqir i kampionit të Gjibraltarit Lincoln Red Imps në gjysmëfinalen e rundit preliminar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Nikli do ta kërkojë finalen e miniturneut preliminar në duelin gjysmëfinal ndaj Lincoln Red Imps sonte në orën 20:45 në Fadil Vokrri në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Gjysmëfinalja e parë e rrethit prelimintar zhvillohet mes Tre Pennes dhe Santa Colomas duke filluar në orën 15:00 në Fadil Vokrri.

Fituesit e gjysmëfinaleve takohen në finalen e së premten në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa fituesi i këtij miniturneu kalon në fazën tjetër kualifikuese: rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Nëse Feronikeli e fiton miniturneun për kualifikime në Ligën e Kampionëve, atëherë në rundin e parë kualifikues, klubi nga Drenasi do të përballet me klubin uellsian, The New Saints, në rrethin e dytë kualifikues, Niklin do ta priste klubi nga Danimarka, Kobenhavn.

Ndërsa, edhe nëse e humb finalen, rrugëtimi i tyre në Evropë nuk do të mbyllet me kaq pasi që klubi drenicas do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Evropës, në rundin e dytë. Aty drenicasit do të përballen me klubin nga Sllovakia, Slovan Bratislava, apo klubin nga Mali i Zi, Sutjeska./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...