Feronikeli-Crvena Zvezda takohen në Ligën e Kampionëve?

PUBLIKUAR

Kosova është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kjo ka bërë që shumë shpejt edhe klubet kosovare të luajnë në garat evropiane për klube.

Në fakt, siç qëndrojnë punët, skuadra beogradase e Crvena Zvezdës, e cila dje u shpall kamion i Serbisë, mund të takohet me Feronikelin, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo në Ligën e Kampionëve, përkatësisht në fazën parakualifikuese të kësaj gare prestigjioze evropiane.

Gjithashtu edhe vendi i dytë i Superligës së Kosovës në futboll, aktualisht Hajvalia mund të takohet me Partizanin apo Çukariçkin.

Kosova u bë anëtare e 55-të e UEFA-s pas një votimi të fshehtë në Budapest, ku për Kosovën votuan 28 shtete kundrejt 24 kundër dhe dy abstenuan.

Mbetet të shihet se kush do të shpallet kampion i Kosovës në futboll, pasi që kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit të Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...