Fero i bën urimin e veçantë Arbenitës për ditëlindje

PUBLIKUAR

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë më 24 prill të këtij viti. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti e pagëzoi me emrin Nina.

Arbenita dje ka mbushur 23 vjet, dhe ky është viti i parë që modelja feston ditëlindjen si nënë dhe dhurata më e çmuar për të këtë vit është vetë Nina. Ajo ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke puthur këmbët e vogla të vajzës.

“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar Arbenita përkrah videos së ëmbël.

Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim special nga ana e Feros. Ai ka publikuar një foto të bukur të modeles teksa shëtit me vajzën.

“Urime ditëlindjen babymomma”, ka shkruar Fero krahas fotografisë.

Me ardhjen në jetë të vajzës, ata ndanë në rrjete sociale foton e parë familjare dhe fytyrën e voglës e mbuluan për të mos e zbuluar për ndjekësit.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të vajzës, Arbenita humbi edhe njeriun më të shtrenjtë të saj, babain. Fatkeqësisht babai i modeles nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19 dhe u nda nga jeta në të njëjtën ditë që erdhi në jetë mbesa e tij.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...