Fermerët Lipjanit përfitojë subvencione (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti I shoqëruar nga drejtori Drejtoratit pë Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, të mërkurën kanë marrë pjesë në implementimin e fazës së dytë të subvencionimit të fermerëve të Komunës së Lipjanit me fidane të mjedres dhe sistemin e ujitjes pikë pike, njofotn Komuna Lipjnit.
Sot në fshatin Llugaxhi në hapësirat e kompanisë “Agrovizioni”, është bërë shpërndarja e fidaneve të mjedres tek 56 fermerë të Komunës së Lipjanit ndërsa faza e parë ka përfunduar me herët në ngritjen e 46 serrave me nga 1 ari.
Në këtë rast, Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka shprehur përkushtimiin e tij që edhe në vitet në vijim të ndihmohet ky sektor. Ai po ashtu ka theksuar se në vitin 2016 janë ndarë 100 mijë euro ndërsa në vitin e ardhshëm planifikojmë rritje të subvencionimit të fermerëve në fushën e perimkulturës dhe perimtarisë, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti, ka njoftuar Komuna.
I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar të gjithë fermerët përfitues për një punë të sukseseshme dhe të qëndrueshme, ide e cila ka rrjedhur falë interesimit të qytetarëve.
Ndërsa, drejtori Feti Krasniqi, ka bërë të ditur kriteret e përzgjedhjes së përfitueseve si dhe vlerëninvestive të këtij projekti i cili kap shumën prej 45.000 euro.
Ndërsa projekti për ngritjen e serrave ka kushtuar 45.000 euro
Ndryshe, Komuna e Lipjanit ka ndarë subvencione në Bujqësi, në vlerë prej 100 mijë euro, të planifikuar nga Buxheti Komunal për vitin 2016, për dallim nga vitet paraprake nga të cilat ishin të planifikuara vetëm 15 mijë euro në vit për subvencione.

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...