Ferland Mendy, nga karroca te futbollist i Real Madridit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Lojtari më i ri i Real Madridit e kishte kaluar një vit jashtë fushës së blertë për shkak se një lëndim në ijë kishte çuar deri te artriti. Që prej sezonit të kaluar, ai po e përfaqëson edhe Francën.

Ferland Mendy i mbush 24 vjet të shtunën. Mbrojtësi francez vjen nga një familje modeste – prindërit e tij kanë origjinë afrikane, nga Guinea dhe Senegali, transmeton Gazeta Express.

Sezoni i kaluar me Olympique Lyon ishte më i miri në karrierën e tij deri më tani; Ai i bëri gjithsej 55 paraqitje në të gjitha garat, duke i shënuar tri gola dhe duke i asistuar edhe tri të tjera.

Mirëpo, gjërat kishin qenë shumë më të vështira për Mendyn para një dekade…

Problemet shëndetësore në adoleshencë

Ferland iu bashkua akademisë së PSG-së si një talent nëntëvjeçar. Ëndrra e tij ishte që të bëhej si heroi i tij, Ronaldinho. Por, vetëm pas disa vjetëve në Paris, ai e lëndoi ijën e tij dhe ky lëndim bëri që ai të sëmurej me artrit të ijës.

Ai mbeti jashtë fushave të blerta për një vit. Tre muajt e parë ai i kishte ijët e këmbët në gips, ndërsa tre muaj të tjera i kaloi duke u trajtuar në spitalin Necker Enfants Malades, ku mjekët i thanë se s’do të mundë të luante futboll kurrë më.

Aty ai mësoi se si ta përdorte karrocën. Pasi u largua nga spitali, ai u transferua në Bullion për një proces rikuperimi të gjatë e të dhimbshëm – fillimisht duke mësuar se si të ecte sërish, duke i rindërtuar muskujt dhe në fund duke u kthyer në futbollit, duke ia dëshmuar kështu mjekëve se e kishin pasur gabim.

 Paris – Le Havre – Lyon

Pasi u rikuperua plotësisht, Mendy u largua nga PSG-ja dhe shkoi në Mantois 78, një klub me bazë në rrethinat e kryeqytetit francez. Aty ai e dëshmoi jo vetëm që ishte rikuperuar plotësisht, por edhe se ishte më i fortë për shkak të lëndimit të tij.

Ai u vërejt nga Le Havre, të cilët e transferuar në qershor të vitit 2013. Ky ishte një hap përpara për adoleshentin, i cili ishte ndër lojtarët më të talentuar në futbollin francez. Zhvillimi i tij nuk mbeti pa u vërejtur nga Lyoni, që e transferuar atë për pesë milionë euro në qershor të vitit 2017, me kontratë pesëvjeçare.

Me Lyonin, ai e mori vëmendjen e tifozëve të futbollit kur trajneri Bruno Genesoi vendosi ta sjellë atë gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër CSKA Moskës.

Debutimi me Francën

Këtë sezon ai e realizoi një tjetër ëndërr të tij, duke e bërë paraqitjen e parë për Francën. Ai e bëri debutimin e tij në takimin me Uruguain në nëntor, duke luajtur në vend të Benjamin Mendyt të lënduar.

Për Ferlandin, ky ishte shpërblimi për punën e madhe dhe për të gjithë dhimbjen e lotët që ai i kishte derdhur gjatë viteve të adoleshencës. Tani ai është me Real Madridin e Zinedine Zidanit dhe nëse gjërat shkojnë në të njëjtën rrjedhë, ai mund ta mbajë pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edhe me Francën në EURO 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...