Ferguson: Giggs e ka siguruar vendin në histori

PUBLIKUAR

Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thurur lëvdata për dikur lojtarin e tij Ryan Giggs, i cili është larguar nga Manchester United pas plot 29 viteve

Ferguson ka thënë se dyshon se dikush do të bëjë një karrierë si ajo e Giggs në të ardhmen.

“Vendi i tij në histori është siguruar. Dyshoj se do të shohim një karrierë si të tij ndonjëherë,” tha Ferguson.

Giggs, 42 vjeç, e ka kaluar gjithë karrierën tek Red Devils, më të cilët u bashkua në moshën 14-vjeçare, duke veshur fanellën në 963 ndeshje. Ai ka fituar 13 tituj të kampionit të Anglisë dhe dy Liga të Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...