Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka deklaruar se skuadra e Arsenalit vuan sepse nuk ka një lider në ekip.
“Topçinjtë” pësuan në hapje të sezonit në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit të mërkurën, dhe sipas Ferdinandit problemi është se ata nuk kanë lider.
“Problemi më i madh për mua është se a ka në zhveshtore person që kritikon dikë? A i kritikon Arsene Wenger lojtarët e tij? Nuk e besoj dhe ky është shqetësim i madh për mendimin tim. Për të fituar tituj dhe ligë, juve ju duhen personalitete të tilla”, ka deklaruar Ferdinand për “BT Sport”.
Arsenali të shtunën takohet me Chelsean në Stamford Bridge. /Telegrafi/


