Fenerbahçe ka lëshuar një njoftim për media ku ka konfirmuar se “ka filluar negociatat me Lazion për transferin e Vedat Muriqit”
Natyrisht, bisedimet janë duke u zhvilluar që disa javë, por kjo deklaratë tregon që konfrimi i marrëveshjes është shumë afër.
Deklarata lejon që kosovari të aterojë në Romë për testet mjekësore.
Shuma e transferit besohet të jetë 17.5 milionë euro plus bonuse dhe përqindje nëse Lazio e shet atë diku.
26 vjeçari ju bashkua Fenerbahçes nga Rizespor verën e kaluar për 3.5 milionë euro.
Muriqi ka shënuar 17 herë në 36 ndeshje garuese me fanellën e Fenerbahçes dhe po ashtu ka bërë shtatë asiste. /GazetaExpress/


