Fenerbahçe dhe Al-Hilal në garë për Dzekon

PUBLIKUAR

Fenerbahçe është e vendosur të nënshkruajë me Edin Dzekon këtë verë, por do të përballet me konkurrencën nga Al-Hilal.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar se negociatat mes klubit turk dhe agjentit të lojtarit janë intensifikuar, pasi Alessandro Lucci udhëtoi për në Stamboll për të zhvilluar bisedime ballë për ballë, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Dzekos me Interin skadon më 30 qershor, kështu që ai në verë mund të largohet si lojtar i lirë.

Bisedimet mes tij dhe “Nerazzurrëve” për rinovim të kontratës thuhet se nuk kanë përparuar.

Fenerbahçe synon ta shfrytëzojë këtë situatë dhe raportohet se do t’i ofrojë 37-vjeçarit kontratë dy-vjeçare.

Megjithatë, mediumi italian bëri të ditur se për sulmuesin boshnjak interesim ka shfaqur edhe Al-Hilal, teksa dihet se klubi nga Arabia Saudite është e gatshme t’i ofrojë atij pagë shumë më të lartë sesa Fenerbahçe.

Edin Dzeko bëri 52 paraqitje me Interin këtë sezon, shënoi 14 gola dhe dha pesë asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...