Pa asnjë problem fëmijët e Kosovës mund të dalin jashtë shtetit, duke e kaluar kufirin vetëm me njërin prind, pa autorizimin e prindit tjetër. Kalime të tilla kufitare ndodhin çdo ditë. Pa lejen e së ëmës, javë më parë jashtë Kosovës, është larguar edhe Erjon Abazi, 8 vjeçar, i cili aktualisht gjendjet në Siri me babin e tij, Arben Abazi.
Erjoni është larguar nga Kosova dhe për këtë udhëtim nuk e ka dhënë pëlqimin nëna e tij, Pranvera.
Pa autorizimin e saj, fëmija ka dalë jashtë Kosovës pa ndonjë pengesë. Edhe pse në secilin vend të Evropës, por edhe në rajon nuk mund të kalojë fëmija, qoftë edhe më prind, pa lejen me shkrim të prindit tjetër, në Kosovë mjafton mbiemri i njëjtë dhe policia kufitare e lëshon pa problem.“Në rast se njëri prind udhëton me fëmijën dhe e kanë mbiemrin e njëjtë, fëmija udhëton pa ndonjë problem. Ndonjëherë mund të kërkohet edhe certifikata e lindjes.”thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.(Lexojeni shkrimin e plotë në numrin e sotëm të gazetës Zëri)


