Fëmijëria e vështirë e Raphinhas – lypte në rrugë për bukë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Braziliani ka folur në një intervistë të gjatë për problemet e tij të kaluara dhe për jetën që bën tani

Raphinha, për të cilin Barcelona pagoi 48 milionë euro si dhe 12 milionë bonuse, kohëve të fundit ka folur hapur për vuatjet e tij gjatë rritjes dhe se si u desh të kapërcejë shumë sfida që të luajë për njërin nga klubet më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Në një intervistë të gjatë, Raphinha rrëfen për 25 vitet e jetës së tij dhe për udhëtimin e tij nga varfëria që të bëhet një futbollist elitar.

“Me duhet të ju them një të vërtetë: ishte shumë e publikuar”, ka thënë Raphinha në këtë intervistë për UOL Esporte.

“Për dikë të lindur në një lagje si unë, është shumë e vështirë të jesh i fokusuar. Jam nga Restinga (një lagje në Porto Alegre), e ku është vështirë ta ndjekësh rrugën tende dhe mos të devijosh”.

“Mundësitë të shfaqen dhe ka shumë të tilla. Ata premtojnë një rrugë të lehtë që ju të fitoni para. Pikërisht këtu njerëzit humbin. Unë asnjëherë nuk dala nga rruga, por isha dëshmitarë, eca përkrah njerëzve të cilët po humbisnin”.

“Humba shumë shokë në botën e krimin, në tregtinë e drogës…Shokët të cilët luajtën 10 herë më mirë së unë dhe të cilët do të ishin pjesë e klubeve të mëdha të futbollit në botë”.

“Duke pasur këta shembuj afër ky ishte një faktor i rëndësishëm që unë ta ruajë fokusin. E dija çfarë dëshiroja që nga një moshë e re: të jem futbollist. Për ta arritur këtë qëllim duke u larguar nga kjo lagje ishte një sakrificë e madhe”.

“Por, ambiciet e mija ishin shumë të mëdha. Nuk devijova. Nëse sot ata flasin për ‘magjinë’ time në futboll, unë ju them… kjo është magjia e vërtetë”.

Raphinha po ashtu ka elaboruar se si familja e tij shërbeu si një yll verior që t’i ndiqte ëndrrat e tij.

“Ishte edhe për shkak të familjes sime që kurrë nuk me largua nga shkolla dhe injoruan mundësitë që unë të përfundoja në rrugën e gabuar. Për shkakun e tyre unë jam këtu”, vazhdoi Raphinha.

Raphinha doli në rrugë të lypte për bukë

Braziliani po ashtu ka pranuar që ai ka kaluar shumë kohë duke bërë lutje për bukë, megjithëse ky ishte më shumë një efekt i urisë së menjëhershme në krahasim me atë që shkaktohet nga varfëria.

“Do të ishte e padrejtë të them se kam mbetur disa herë i uritur në jetën time, sepse prindërve të mijë nuk ju mungonte kurrë ushqimi në shtëpi”, theksoi Raphinha.

“Megjithatë, pas stërvitjeve, qëndroja në rrugë dhe ju kërkoja njerëzve që të me blejnë diçka për të ngrenë apo një hamburger. Disa njerëz me ndihmonin, disa të tjerë do të më fyenin”.

“Pas kësaj nuk mund të bëja asgjë pos të prisja autobusin që të me dërgonte në shtëpi dhe atje të haja ndonjë gjë. Kjo ishte koha kur isha 12 dhe 14 vjeçar”.

Transferimi i tij në Barcelonë

Pas një qëndrimi në Leeds United në Premier Ligë, Raphinha u transferua në Barcelonë për një shumë të konsideruar të parave në verën që lamë pas. Sulmuesi brazilian thotë se kjo ishte një ëndërr që u bë realitet për të.

“Ka pasur shumë oferta për mua gjatë kohës sa ishte në Leeds, por e kam ditur saktësisht së çfarë dëshiroj”, ka shpjeguar Raphinha.

“Idhujt e mijë të fëmijërisë kanë luajtur për Barcelonën, kështu që unë kisha një ëndërr të vija këtu dhe nuk e kurseva asnjë përpjekje që të arrijë këtu”.

“Ronaldinho është njëri nga idhujt e mi dhe ai kishte veshur fanellën e Barcelonës. Nuk mund të flisja me të para se të vija këtu, por jam i sigurt që ai do të me thoshte që ta ndjek ëndrrën time”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...