Fëmija e parë të 17 shkurtit 2018 nga Ribari i Madh, Renea Kozhani

PUBLIKUAR

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës e cila shënon dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës lindi vajza me emrin Renea Kozhani, e cila nga ambasada finlandeze mori si dhuratë “Pakon e Amësisë“.

Alltëne Vuniçi është nëna e cila e solli në jetë vajzën, Renea Kazhani e cila ka ardhur në jetë sot në ora 03:40 dhe peshonte 3.350 kilogram.

“Pakoja e amësisë” apo “kutia e foshnjës finlandeze” është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila jepet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë. Finlanda është shteti nga ku nis historia e pakos së amësisë. Qysh në vitet 40-ta u prezantuan versionet e para të saj. Në fillim kutia për foshnje ishte një mjet për të mbështetur familjet e varfra dhe për të siguruar që nënat ishin të përfshira në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor

“Ne kemi menduar në Ambasadë se çfarë dhurate të bëjmë për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe menduam ta dhurojmë një pako finlandeze e cila u dhurohet të gjithë fëmijëve që lindin në Finlandë e cila i mbulon shpenzimet për një vit”, ka thënë ajo.

Prezentë ishte edhe zëvendës ministri, i Ministrisë së Shëndetësisë, Granit Abdullahi i cili tha se janë duke u munduar që të përmisojnë kushtet për stafin, nënat dhe fëmijët që lindin në këtë klinikë.

“Ne si ministri jemi duke u munduar që t`i përmisojmë kushtet për stafin, nënat dhe foshnjat në këtë klinikë. Po ashtu ne jemi të përkushtuar ta vazhdojmë bashkëpunimin në mjekësi mes këtyre dy vendeve”, ka thënë Abdullahu.

Ndërsa drejtori I klinikës së Neonatologjisë Dr.Xhevdet Gojnovci, ka thënë që është I lumtur për prezencën e ambasadores në këtë klinikë dhe për dhuratën e saj.

Foshnja është pagëzuar me emrin Renea dhe ka lindur më 17 shkurt 2018, në ora 03;40, dhe është nga Lipjani. /ZERI

Image

Image

Image

Image

Image

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...