Mesfushori francez është i vendosur ta vazhdojë karrierën në La Liga, ndërsa po pret oferta nga gjigantët spanjollë
Nabil Fekir është bërë lojtar mjaft i pëlqyer nga klubet e njohura evropiane, falë paraqitjeve bravuroze me Real Betisin.
Interesim për mesfushorin francez kanë shfaqur Arsenali dhe Milani.
Mirëpo, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se mesfushori ofanziv është duke pritur oferta nga Barcelona ose Real Madridi, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi francez lidhej qe një kohë me një kalim të mundshëm në Angli, ku e donte Liverpooli.
Por, duket se tash ai është i vendosur për ta vazhduar karrierën në Spanjë.
Ish-futbollisti i Lyonit do ta pëlqente një eksperiencë në “Camp Nou” ose në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/


