Tenisti zviceran, Roger Federer ka triumfuar në Australian Open për herë të gjashtë në karrierë, duke mposhtur 3:2 kroatin Marin Cilic
Roger Federer tha se është shumë i lumtur dhe i duket e pabesueshme triumfi në Grand Sleamin e parë këtë sezon, atë të Australian Open.
Ai tha se kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe kështu përralla e tij po vazhdon.
“Jam shumë i lumtur, është e pabesueshme”, tha fillimisht Federer.
“Ka qenë një pritje e gjatë për këtë finale. Jam i lumtur që kjo tashmë ka përfunduar. Është një ëndërr e bërë realitet dhe përralla po vazhdon”, vazhdoi ai.
“Pas suksesit që kisha vitin e kaluar, është e jashtëzakonshme”.
Për Federer ky ishte titulli i 20 Grand Slam në karrierë, më shumë se sa çdo tenist tjetër. /Express/


