Federata e Shëndetësisë në takim me Zemajn, diskutojnë për Ligjin e Pagave dhe punësimin e mjekëve të rinj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Një delegacion i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, zhvilluan takim pune me ministrin e ri të Shëndetësisë Armend Zemaj, ku diskutuan për mundësinë e punësimit të mjekëve të rinj dhe Ligjin e Pagave.

Delegacioni i përbërë nga kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, nënkryetarët, Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani si dhe anëtari i Kryesisë dhe përfaqësuesi i QKUK-së në Bordin Drejtues të SHSKUK-së, Islam Krasniqi biseduan me Zemajn dhe u vendos që të formohet Grupi për Dialog Social në përbërje të dy palëve ku ky grup do të ketë autorizimin që ti diskutojë dhe shtjelloj më gjerë temat të cilat nuk arritën të diskutohen sot.

“Fillimisht takimi u hap me temën menaxhimi i Pandemisë COVID-19, situata e krijuar pas fazës së tretë të hapjes, numrin e të infektuarve dhe masave të reja të përcaktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Dy palët diskutuan në lidhje me mundësinë e punësimit të mjekëve të rinj dhe hapjen e specializimeve duke i vlerësuar nevojat e institucioneve shëndetësore dhe atyre demografike. Gjatë takimit gjithashtu kryetari i FSSHK-së ngriti çështjen e pagesës së pagave jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale, ku Ministri u zotua që të shqyrtojë mundësinë e pagesës së pagave jubilare bazuar në dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, u diskutua edhe për hapat që do të ndërmerren pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

“Po ashtu palët u dakorduan t’i bashkërendojnë hapat pas marrjes së Vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave. Temat të cilat gjatë këtij takimi frytdhënës nuk arritën të shtjellohen u vendos që të formohet Grupi për Dialog Social në përbërje të dy palëve ku ky grup do të ketë autorizimin që ti diskutojë dhe shtjellë më gjerë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...