FC Ulpiana synon Raiffeisen Superligen

PUBLIKUAR

5Ishte në rrezik për të rënë një rang më poshtë por pasi siguruan edhe një vitë garimin në ligën e parë drejtuesit e FC Ulpiana kanë filluar bisedimet për ti kthyer në radhët e tyre lojtaret më të mirë të Komunës tonë të cilët aderojnë në ekipet e tjera dhe kanë paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar.2

Drejtuesit e klubit synojnë që të kthejnë Shqiprim Kelmendi dhe Blendim Gashi nga FC Drita, Arton Gashi nga FC Gjilani, dhe Endrit Ademi nga FC Flamurtari për të përforcuar ekipin në fazën ofanzive me këtë katërshe të frikshme, portierin Diamant Kadriolli nga FC Drenica për të blinduar portën.

Me mbrojtësit si Egzon Gashi, Arlind Hasani e  Xhafer Kaleshi thuajse e kanë të sigurt mbrojtjen dhe me tre ose katër përforcime tjera do të jetë një ekip i kompletuar për të synuar ato tri pozitat e para që qojnë në Raiffeisen Superligen e Kosoves për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa trajneri Lulzim Gashi së bashku me dy sponsoret e ekipit ‘’TONI-M’’ dhe ‘’ STUBLLA’’ synojn të ndërtojnë edhe stadiumin e ri i cili do të jetë një nga më tërheqësit në vendin tonë. LIPJANINEWS.INFO

SHIKO MË SHUMË

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...

Flamuj të UÇK-së dhe Shqipërisë në kishën ortodokse në Lipjan, shoqërohen dy të dyshuar

Në rrethojat e kishës ortodokse në Lipjan, mbrëmë rreth orës 21:00, policia është informuar...

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...