Fatmir Sheholli: Kosova t’iu mundësoi përfaqësim parlamentar hebrejve, malazezëve dhe kroatëve

PUBLIKUAR

Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike Fatmir Sheholli ka deklaruar se Kuvendi dhe Bordi i IAMN pas studimit dhe analizës njëvjeçare i propozon shoqërisë kosovare, Kuvendit, presidencës dhe qeveris së Kosovës që komunitetit hebrenj, malazezë dhe kroat t’iu mundësohet përfaqësim parlamentar me nga një deputet si vende të garantuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Duke patur parasysh evalumin dhe historikun e shtetit të Kosovës në raport me komunitetin hebrenj, malazezë dhe kroat IAMN propozon shoqërisë kosovare, kuvendit, presidencës dhe qeveris së Kosovës që maksimalisht të angazhohet që edhe këto tri komunitete aleate të fuqishme të shtetësisë së Kosovës të jenë pjesë e parlamentarizmit të shtetit të Kosovës. IAMN fton institucionet e Kosovës që të shtjerrin të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese në pajtim me konventat ndërkombëtare për përfaqësim dinjitoz te komuniteteve hebrenj, malazezë dhe kroat në kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqësimi i diversitetit në kuvendin e Kosovës është fuqizimi i demokracisë në shtetin e Kosovës dhe fuqizon miqësinë me shtetet që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës kurse ngushton mundësin e atyre që angazhohen për destabilizimin e shtetit të Kosovës”, tha drejtori i IAMN.

Sipas IAMN institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe zemërgjerë, gjithmonë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që përfaqësimi i komuniteteve hebrenj, malazezë dhe kroat në shtetin tonë të jetë i dinjitetshëm dhe të fuqizohen marrëdhëniet me shtetet siç janë Izraeli, Mali i Zi dhe Kroacia.

IAMN i rekomandon faktorëve relevant të Kosovës që të fillojnë procedurat ligjore e kushtetuese për përfaqësimin e këtyre komuniteteve në parlamentin e Kosovës duke filluar qysh nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shtetin e Kosovës!

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...