Fatmir Sejdiu: Kosova dëshmoi qëndrueshmërinë si shtet

PUBLIKUAR

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se për tetë vjet shtet Kosova ka pasur shumë zhvillime pozitive të cilat kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e Kosovës si shtet i pavarur.

Ai për Epoka e Re ka thënë se në mesin e këtyre të arriturave është marrja e ‘tapisë’ ndërkombëtare, ndërrimi i Institucioneve, rrumbullakimi i kornizës ligjore, transformimi i sistemit ekonomik dhe sigurimi i njohurive kualitative.

Megjithatë, Sejdiu ka theksuar se edhe më tutje nuk ka zhvillim të fuqishëm të ekonomisë, reformimit të gjyqësorit, si dhe funksionim të shtetit të së drejtës.

Sa i përket krizës politike në vend Seidiu ka thënë se duhet të tejkalohet nëpërmjet dialogut, por nëse nuk ka rezultat atëherë, sipas tij, edhe zgjedhjet mund të jenë zgjidhje.

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....