Fatmir Limaj: Vetëvendosje lëndoi mirëbesimin e aleatëve

PUBLIKUAR

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, konsideron se vendit iu humb mundësia për ndryshime me daljen e LDK-së nga koalicioni opozitar. Limaj ka bërë një vlerësim të gjendjes së përgjithshme në Kosovë, duke akuzuar PDK dhe LDK se kanë punuar pa asnjë prioritet. Limaj ka treguar edhe arsyen e humbjes së Drenasit, duke thënë se atje kanë ndodhur gjëra të papara. Ish numri dy i PDK-së,

Limaj, në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për prishjen me Vetëvendosjen, për punën e Shpend Ahmetit, për rrugët e Kosovës….

“Kemi provuar, mendoj që ka pasur dëmtime, është lënduar mirëbesimi. Shpresoj se kjo të tejkalohet, por ka lëndim të madh në mirëbesim të funksionimit. Ka ndodhur disa gjëra që e kanë lënduar funksionimin e mirëbesimit.  A do të tejkalohet, koha do të tregojë. Disa veprime që janë bërë e kanë lënduar mirëbesimin e aleatëve. Kur jeni aleat, duhet të jeni dy, dhe jo t’iu ndodhë diçka aleatëve dhe në anën tjetër të ndodhin veprime që nuk i takojnë partneritetit. T’ia lëmë kohës nëse ka vullnet për ta shëruar atë lëndim të mirëbesimit”, ka thënë Limaj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...