Fatmir Limaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë

PUBLIKUAR

Në një postim në rrjetin social Facebook Fatmir Limaj ka shkruar për 15 vjetorin kur bota është trishtuar nga sulmet terroriste që ndodhën në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

“Ngushëlloj familjet e të viktimave në sulmet e 11 Shtatorit, dhe njëkohësisht shpresoj që sa më shpejt terrorizmi të zhduket në mbarë botën, ka shkruar në postimin e tij Limaj”, përcjell Gazeta Blic.

Postimi i plotë i Fatmir Limaj

U bënë 15 vjet, që kur bota është trishtuar nga sulmet terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngushëlloj familjet e të viktimave në sulmet e 11 Shtatorit, dhe njëkohësisht shpresoj që sa më shpejt terrorizmi të zhduket në mbarë botën.

Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të jetuarit për të gjithë popujt e botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë.

Një mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj.

Miqësisht,

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...

Vdes Flora Brovina

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete...

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...