Fati shkruan historinë: Bëhet lojtari më i ri që shënon gol në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë lojtari më i ri që shënon gol në histori të Ligës së Kampionëve, pasi realizoi kundër Interit në garën më të madhe evropiane në moshën 17 vjeçe dhe 40 ditë.

Pak minuta pasi u fut në lojë nga banka rezervë, Fati shënoi golin e fitores së Barcelonës 2:1 duke ia shuar përfundimisht shpresat për kualifikim Interit, raporton Gazeta Express.

Engr Dray 👷 | I Stan MESSIX🐐@Dray4lyf

What other ways can you announce yourself as the youngest scorer in Uefa Champions League? Ansu Fati is the name!

A N S U F A T I

Embedded video

See Engr Dray 👷 | I Stan MESSIX🐐‘s other Tweets

Fati e theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997.

Ernesto Valverde vendosi të udhëtojë drejt Milanos pa disa prej yjeve kryesore, si kapiteni Lionel Messi, Gerard Pique, Semedo, Jordi Alba dhe Ousmane Dembele, duke qenë se e kishte siguruar kualifikimin në 1/8 e finales dhe pozitën e parë në grup.

Kjo u dha mundësi shumë prej të rinjve të luajnë në garën më të madhe evropiane për klube.

Këtë mundësi e pati edhe Fati, edhe pse për pak minuta nga stoli, por i mjaftuan për ta shkruar historinë në Champions. /Gazeta Express/

FC Barcelona

✔@FCBarcelona

WHAT A GOAL BY @ANSUFATI! WHAT A GOAL BY @ANSUFATI! HE HAS NOW BECOME THE YOUNGEST GOALSCORER IN @CHAMPIONSLEAGUE HISTORY!

Embedded video

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...