Fati i murit në Mitrovicë varet nga bisedimet në Bruksel

PUBLIKUAR

Ministri i Ambientit, Ferat Shala, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se fati i murit të Mitrovicës varet nga bisedimet në Bruksel. Ai ka thënë se kjo temë është në agjendën e bisedimeve dhe se vendimi do të merret nga instancat më të larta.

Kosova do të ketë përfaqësim të nivelit të lartë nga kryeministri Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi në takimin e paralajmëruar për ditën e martë në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Në këtë takim nuk do të bisedohet për çështje të brendshme dhe për autonominë e Kosovës. Kështu është deklaruar sot, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë radios, Evropa e Lirë.

“Sa u përket çështjeve të brendshme, secili shtet është autonom, ka sovranitetin e vet dhe nuk do të negociohet asgjë sa u përket çështjeve tjera, të cilat mendohet se mund të diskutohen”, ka vijuar presidenti Thaçi. E kohë më parë Thaçi është zotuar se në Bruksel nuk do të bisedohet as për murin në Veriun e Mitrovicës.

“Theksoj fuqishëm se kjo çështje nuk do të negociohet as me Serbinë, e as me BE-në”, pati deklaruar Thaçi në dhjetorin e vitit të kaluar”, pati thënë Thaçi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Por fati i rrënimit të murit pritet të varet nga bisedimet në Bruksel. Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, Ferat Shala nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kontaktuar nga Express, ai është shprehur se çështja e murit përkohësisht ka kaluar në nivelin qendror.

Ai ka thënë se po i presin negociatat e Brukselit ngase sipas tij kjo çështje është në proces për t’u negociuar.

“Kjo çështje tashmë i ka kaluar të gjitha kompetencat e Ministrisë sonë përkohësisht, dhe tashmë ne jemi në pritje të vendimeve qeveritare dhe siç jemi të informuar tashmë kjo është edhe në agjendë të Brukselit dhe normal që duhet që t’i presë instancat më të larta”, ka thënë ministri Shala.

Por, Shala u shpreh se ende nuk ka asnjë datë  e as qëndrim zyrtar se kur pritet të bëhet rrënimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Lidhur me çështjen se kur do të rrënohet muri ende nuk kam asnjë datë, e as qëndrim zyrtarë lidhur me këtë çështje. Po i presim negociatat e Brukselit. Kjo çështje është në proces dhe po negociohet atje dhe unë nuk mundem të jap ndonjë mendim për këtë punë tash për tash. Kjo çështje tashmë është ngritur në një agjendë shumë më të lartë”, ka thënë Shala.

E ndërkohë kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur se ky mur është artificial dhe do të rrënohet, duke e ndërlidhur rrënimin e tij me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.

“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më datën 01 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...