Familjari tentoi të fuste telefonin përmes reshovit elektrik në Qendrën Korrektuese në Dubravë

PUBLIKUAR

Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një reshov elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil, i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, theksohet në njoftimin e SHKK-së.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...