Familjarët e Sami Lushtakut: Nuk kemi informacion zyrtar për lirimin e tij

PUBLIKUAR

Familjarët e Sami Lushtakut ende nuk kanë marr ndonjë informacion zyrtar për lirimin nga burgu të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku i cili akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civileve në rastin e njohur si “Drenica 1”, është i dënuar me 12 vjet burg, për vrasjen e një civili, shkruan lajmi.net

Mbrëmë në media është raportuar se lidhur më këtë rast, Gjykata e Apelit ka liruar Lushtakun, duke ia hequr dënimin prej 12 viteve burg.

Por, djali Samisë, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se ende nuk kanë marr informacion zyrtar për lirimin e tij.

Ai ka deklaruar se janë në pritje të një vendimi të drejtë.

“Ju njoftojmë, se ne si familjar nuk kemi asnjë lajm zyrtar, jemi informuar vetëm përmes portaleve! Ne jemi në pritje të një vendimi zyrtar dhe të drejt!”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...