Familjarët e Fiqiri Muçës kundër faljes: Nazime Visha na vrau gjithë familjen

PUBLIKUAR

Nuk është lajm i mirë për familjen e Fiqiri Muçës lirimi i Nazime Vishës. Ata nuk e mbështesin vendimin për faljen e vajzës e cila u dënua për vrasjen njeriut të tyre.

Në një prononcim për Ora News bashkëshortja e Fiqiri Muçës thotë: “Nuk jemi dakord me vendimin e Presidentit të Republikës për faljen. Nazime Visha nuk ka vrarë vetëm Fiqirun, por ka vrarë të gjithë familjen, jemi katandisur si mos më keq. Jetojmë falë ndihmës së fqinjëve dhe të të afërmve. Fëmija i madh i Fiqiri Muçës është 19 vjeç dhe i papunë”.

Presidenti Nishani vendosi sot përmes një dekreti që hyn në fuqi menjëherë të falë dënimin e mbetur të Nazime Vishës. Nishani ka marrë këtë vendim pas kërkesës së bërë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Nazime Visha ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me 10 vite burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ajo ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe i mbetej për të vuajtur edhe 3 vite e 9 muaj burg. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...