Familja Vllahiu bëhet me shtëpi të re

PUBLIKUAR

Familja Vllahiu nga fshati Dobrajë e Madhe, e cila ka jetuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, nga sot është bërë me shtëpi ,ngase komuna e Lipjanit së bashku me një grup donatorësh, ia kanë ndërtuar shtëpinë e re.

Çelësat zyrtarisht ia dorëzoi familjes Vllahiu ,sot kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, duke uruar festën e Fitës Bajramit, tha se ky akt është një nga shumë rastet e mira që po bëjmë ne si shoqëri, për t’i ndihmuar të gjitha ato familje nevojtare.

Në anën tjetër, Rexhep Vllahiu, ka falënderuar kryetarin Ahmeti, për ndërtimin e shtëpisë së re, dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po bënë, në përmirësimin e jetesës së tyre./KL/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...