Familja e Nehat Thaçit: “Nehati është mirë, na thanë në ambasadë”

PUBLIKUAR

Me datën 29 shtator, e enjte e muajit të kaluar, është arrestuar Drejtori i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Arrestimi i tij është bërë pikërisht në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë tek ‘Dheu i Bardhë’, nën dyshimin për terrorizëm.

Konfirmimin e arrestimit e kishte bërë edhe Policia e Kosovës të cilët kishin theksuar se në atë kohë në orët e vona të natës Nehat Thaçi ishte jashtë detyrës zyrtarë.

Ndërsa policia serbe kishte konfirmuar arrestimin e tij duke theksuar se për Thaçin ekzistonte një fletëarrest i lëshuar kohë më parë.

Pas ndalimit policor prej 48 orëve, Thaçit iu shqiptua masa e paraburgimit për 31 ditë në burgun e Beogradit, transmeton Indeksonline.

Motra e Drejtorit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit ka folur shkurtë për Indeksonline duke theksuar se ai është mirë.

“Përmes ambasadës kemi kuptuar se është mirë, këtë të premte e kemi marrë vesh këtë gjë, pasi as ne nuk kemi tjera informata”, ka thënë motra e tij.

Gjithashtu sipas saj, familjarët nuk e dinë se “çfarë saktësisht do të ndodhë me të”.

“Për gjithçka ju kisha lut që të drejtoheni dhe të pyesni Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Ne nuk kemi dashur dhe nuk duam të flasim, pra ju lutemi të gjithëve që të na e kurseni nga pyetjet”, ka përfunduar shkurt motra e Thaçit.

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...