Familja Dehari tregon nesër se cili institut i BE-së do ta bëjë ekspertizën për vdekjen e Astritit

PUBLIKUAR

Familja e të ndjerit Astrit Dehari, nesër, do të njoftojë se Instituti i Bashkimit Evropian do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e djalit të tyre.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokai i kësaj familjeje Tomë Gashi. Sipas tij, gjatë ditës së nesërme do të mbahet konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjës “Vetëvendosje”, Astrit Dehari.

“Bashkarisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje – Astrit Dehari.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të ekspertëve”, bën të ditur Gashi.

Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 në zyrën e Gashit në Prishtinë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...