Familja Arifi ka disa vite që po jeton në kushte të rënda, mungesa e një shtëpie për banim kanë bërë që kjo familje të jetoj në kushte jo të mira.
Lexues të LipjaniNews kanë dërguar video të cilën është bërë në familjen e Fahri Arifit nga fshati Akllap i Komunës së Lipjanit, ku shihet një shtëpi që nuk përmbush as kushtet elementare të jetesës.
Tashmë po afrohemi zezonës së dimrit ,muaj ky i ftohtë, por këtë dimër më të ftohtë ja bëjnë kushtet e rënda jetësore familjes së Fahri Arifit.
Të gjithë ata të cilët dëshmojnë të ndihmojnë me gjësende të ndryshme këtë familje kontaktoni në 045 960 731, transmeton LipjaniNews.