Familja Aliu apelon për qetësi sot në protesta

PUBLIKUAR

Nëpër rrugët e Kumanovës thjeshtë nuk mund të takosh njeri që të mos ketë dëgjuar për vdekjen e 4 vjeçarit e të mos jetë në gjendje të shprehë pikëllimin që ndjente. Almir Aliu ditë më parë u godit qëllimisht nga Boban Iliç, pas një zënke banale me të atin e fëmijës afër Spitalit të Kumanovës. Ndërkohë që Kumanova shquhet për bashkëjetesën e qetë të popullatës që i përket komuniteteve të ndryshme etnike e religjioze, banorët mendojnë se rasti ishte fatkeqësi dhe se nuk mund të kishte për bazë urrejtjen ndër-etnike. Ndërkaq kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, thotë që Komuna merr masa të mos ketë incidente ndër-etnike pasi që sot janë paralajmëruar protesta.

Familjarët e të ndjerit në bisedë me gazetaren tonë bënë të ditur se nuk duan që rasti të partizohet, që dikush t’i vizitojë ata për poena politike. Ata nuk janë pro protestes, e cila sipas tyre, do të mund të nxiste incidente të mëtutjeshme apo urrejtje ndër-etnike, transmetohet Portalbdhe Nova Tv.

“Me të vëretë ky është rast tejet i rëndë, që vështirë përballohet… Almiri me të vërtetë ka qenë fëmijë i ëmbël. Ishte e pashmangshme të kishe kontakt me të, reagimet e tij ishin impresionuese. Kjo na e ka shtuar më shumë dhimbjen.”-hapi zemrën një i afërt.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...