Falënderon ata që e quajtën trashaluqe – (Foto)

PUBLIKUAR

Holly Hagan është edhe një yll tjetër i serisë televizive  “Geordie Shore” e cila përmes një diete rigoroze dhe ushtrimeve të mundimshme, ka arritur të krijojë një vijë të përkryer të trupit dhe të rikthej vetëbesimin e humbur, transmeton Zeri.info.

Image

Holly ka arritur të humbë rreth 20 kilogramë gjatë periudhës së vështirë, e cila ka zgjatur katër vite. Thotë se më së shumti është munduar që mos të haj ushqim gjatë natës. Mirëpo, në vendimin e saj për të humbur peshë, më së shumti kanë ndikuar komentet që ka marrë në rrjetet sociale.

“Komentet që kam marrë në Twitter nuk kam mundur t’i duroj më. Të gjithë komentonin se si isha trashaluqe dhe e shëmtuar. Kjo më ka shqetësuar shumë, por edhe më ka inspiruar që të filloj me dietë dhe ushtrime. Kam dashur të jem më e shëndetshme, sepse nuk mundja të ngjitesha shkallëve. Ishin këto katër vite të gjata”, ishte e sinqertë Holly.

Image

Që nga atëherë, ajo përmasat e saj i ka zvogëluar për katër numra, ndërsa tani dëshiron t’i falënderoj ata që i kanë dërguar kritika dhe ofendime në rrjetet sociale. “Do të doja t’i falënderoj, sepse kritikat më kanë shtyrë që të duroj, por askush nuk duhet të vendos që të humbë peshë vetëm pse dikush e ka quajtur trashaluqe”, ka deklaruar bukuroshja 24-vjeçe.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...