Falcao përsërit “është nder” që lidhet me një kalim të mundshëm te Milani, por insiston se është i lumtur në Monaco.
Sulmuesi i Kolumbisë, Radamel Falcao, është cak i Milanit për merkaton e verës, që duan të përforcojnë fazën ofensive për sezonin 2018/19.
Duke mos e mohuar se dëshiron kalimin në San Siro, 32 vjeçari tha se e respekton Monacon dhe se është i lumtur në Francë.
“Tashmë kam thënë se jam i nderuar që ata po mendojnë për mua”, deklaroi Falcao.
“Por, më duhet të respektoj klubin tim, Monacon. Më kanë mbetur edhe dy vite kontratë”.
“Aktualisht, jam duke menduar për Kupën e Botës. Serie A është Ligë atraktive, por tani për tani jam i lumtur në Ligue 1”.
“Varet në shumë gjëra, në projektin sportiv që ata kanë”, shtoi mes tjerash ish sulmuesi i Atletico Madrid, Chelsea e Manchester United.
Falcao ka shënuar 24 gola sezonin që lamë pas në të gjitha garat, ku Monaco përfundoi në pozitën e dytë, pas kampionit të Ligue 1, Paris Saint-Germain. /Gazeta Express/


