Fajon flet për Demarkacionin dhe rolin e tij në liberalizimin e vizave (Video)

PUBLIKUAR

Raportuesja për çështjen e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka rekomanduar që zgjidhja për çështjen e demarkacionit të gjendet pa shkuar ky proces në rinegocim.

Deputetja sllovene gjatë një interviste për emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje kompromisi nga palët.

“Ideja e rinegocimit ka qenë duke u diskutuar edhe gjatë vizitës sime të fundit në Kosovë. Por unë dua të ndaj një përvojë që kemi pasur në Slloveni – të gjitha çështjet që lidhen me kufijtë janë të komplikuara në veçanti nëse fillohet me rinegocime. Ky proces merr shumë kohë, por është një çështje që s’mund të jap këshilla pasi është në dorë të Kosovës”.

Fajon ka folur edhe për atmosferën brenda Komisionit Evropian që a e ka përshkruar si jo të mirë, derisa i ka bërë thirrje Qeverise së Kosovës që të punojë ngushtë me BE-në.

“Atmosfera në Komisionin Evropian, nuk është shumë e mirë për momentin për shkak të krizës së refugjatëve. Prandaj unë i sugjeroj Qeverisë së Kosovës që të punoj ngushtë me BE-në por edhe vendet anëtare të BE-së për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe nuk dua të spekulojë se çka do të ndodhte nëse nuk përmbushen edhe këto dy kërkesa. Sa i përket demarkacionit, unë inkurajoj palët që të bëjnë zgjidhje kompromisi”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...

Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Korminjan...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta...