Fadil Sopa, asambleist në Komunën e Lipjanit nga radhët e LDK-së ka thënë se humbja e bastionit të pathyeshëm dhe stoik të LDK-së janë tregues dhe busull e qartë që elektorati i LDK-së po kërkon ndryshime, ndryshime rrënjësore, mjaftë më me këtë strukturë.
Sipas Sopës, është koha që timonin e Lidhjes së Ibrahim Rugoves, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes.
“KOHA PER REFLEKTIM Zgjedhjet në Podujevë dhe humbja e bastionit të pathyeshëm dhe stoik të LDK-së janë tregues dhe busull e qartë që elektorati i LDK-së po kërkon ndryshime, ndryshime rrënjësore, mjaftë më me këtë strukturë. LDK, kjo parti e shpresës dhe besës nuk mund ta shohim teksa grupi i përdhosjes së vullnetit qytetar ta dërgon buzë gremines, MJAFT ËSHTË MJAFT”, ka shkruar ai.
“Është koha që timonin e Lidhjes së Ibrahim Rugoves, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes të i’u rikthehet atyre që e duan njëmend dhe e rikthejnë si parti të besës dhe si forcë e parë, të i’u jipet njerëzve të rinj e shumë intelektual që e duan dhe munden ta rikthejnë LDK-në aty ku e ka vendin, si forca e parë”, ka shkruar Sopa.
Sipas tij, “Qysh sot, sepse neser mund të jetë vonë, elektorati i vërtet e rugovian i LDK-së duhet të kërkojnë reformim dhe vetëm reformim të thellë ku në krye të vinë ata që i duan elektorati i LDK-së e jo klanet mbrenda partisë.
“Pa mbret ose mbretëresh nuk ka mbretëri” Vazhdojmë…”, ka përfunduar ai.



