Fadil, po vjen Meda!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Fadil, po vjen Meda!

Këngëtari Mehdin Pergjegjaj – Meda shumë shpejt pritet t’ia zë derën Fadil Vokrrit. Ai nuk do të shkojë për të kënduar në Federatë, por për t’u ankuar në referim. Kryetari i Hajvalisë dhe shokët e tij konsiderojnë se referimi skandaloz ua mohoi titullin e kampionit vjeshtor

Kryetari i Hajvalisë, Mehdin Pergjegjaj – Meda, me bashkëpunëtorë, shumë shpejt pritet t’ia zërë derën kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Investitori kryesor i Hajvalisë me shokë pritet të shkojnë te Vokrri për t’ia shprehur pakënaqësitë e mëdha me tretmanin që iu është bërë skuadrës së tij gjatë gjithë pjesës së parë të Kampionatit, nga gjyqtarët e deleguar prej FFK-së.

Ekipi prishtinas ndihet tepër i dëmtuar prej referëve, edhe atë në vazhdimësi, për çka ankohet se nuk mundi ta fitojë titullin e kampionit vjeshtor.

“Meda dhe anëtarët e tjerë të kryesisë janë tepër të indinjuar. Jam informuar se ata do të shkojnë në FFK për të biseduar me Fadil Vokrrin, por Vokrri ishte në Francë dhe posa të kthehet sigurisht se do të shkojnë tek ai”, deklaroi për “Zërin” trajneri i Hajvalisë, Synaj Keçi.

“S’kanë faj që janë shumë të indinjuar, sepse po i japin prej xhepit 200 mijë euro në vit. Asnjë cent nuk ua kanë borxh lojtarëve, as referëve, as Federatës dhe askujt, dhe në fund dëmtohen shumë rëndë”, shtoi ai.

Edhe vetë Keçi është shumë i mllefosur në gjyqtarë. “Referimi është kanceri i futbollit të Kosovës. Imagjinoni, shënon gol të pastër, që unë prej 50 metrave e pash që është krejtësisht i pastër, kalon në avantazh prej 1:0 dhe referi ta anulon golin. Pastaj, t’i përjashton dy futbollistë dhe të lë me tetë lojtarë në fushë në një ndeshje aq të rëndësishme, siç ishte ajo me Ferizajn, kur shumë lehtë mund të bëheshim kampionë vendimtare. Ky është krim”, theksoi ai.

Madje, Keçi dyshon se është përgatitur një skenar “Anti-Hajvali”.

“S’ka që ma heq atë bindjen se dikush e ka dirigjuar krejt këtë. Si është e mundur që të më delegohen gjyqtarë nga Mitrovica, kur ekipi im është në garë për titull vjeshtor me një ekip të Mitrovicës?!”, pyet Keçi. “Gjatë gjithë Kampionatit jemi dëmtuar prej referëve. M’i kanë ndëshkuar shumë futbollistët. Me Feronikelin kemi luajtur pa pesë lojtarë kryesorë, të ndëshkuar”, përfundoi trajneri i njërës skuadër prej më pretendentëve për titull./Zeri/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...