Fadil Nura: Komplet VV-ja votoi kundër restaurimit të Kompleksit të Jasharajve

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se deputetët e VV-së kanë votuar kundër amandamentit që parashihte restaurimin e kullave të Jasharëve në Prekaz.

Një pjesë e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Busti i heroit Adem Jashari e shtëpia-muze në të cilën vizitat janë tejet të shpeshta ndodhen në gjendje jo të mirë.

Ndërsa faji ka rënë mbi institucionet, Nura thotë se ka propozuar një amandament ku parashihej restaurimi i njërit prej vendeve më të vizituara në Kosovë që personifikon luftën dhe sakrificën e popullit për liri.

“Kur e kam propozuar këtë amandament. Komplet Vv-së votoi kundër restaurimit të Kompleksit të Jasharëve. Përvec një apo dy deputetëve ish të burgosur politikë”, tha ai ne emisionin Pressing ne T7. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...