Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli i ka kryer të gjitha përgatitjet për temat që do të diskutoheshin në konferencë, ndërkohë në momentin e fundit i është thënë se ai nuk do të udhëtojë për në Berlin. Në vend të tij, për në Bruksel ka udhëtuar bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, Besim Beqaj, që është ministër në detyrë i Financave.
“Në ndërkohë jam njoftuar se gjoja paska qenë një keqkuptim përfshirja ime në këtë delegacion. Jam gjetur i habitur nga ky veprim, dhe për detaje të tjera mund t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme, sigurisht kanë përgjigje rreth këtij ndryshimi”, ka thënë Ismajli.
Ministri Ismajli ka thënë se nota verbale në formë ftese është proceduar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa ftesa ka ardhur nga Ambasada gjermane.
“E kam konfirmuar me kënaqësi pjesëmarrjen, ku dhe kam falënderuar ambasadoren gjermane. Po ashtu kam bërë të gjitha përgatitjet për temat që do të diskutoheshin në atë konferencë”. /Koha Ditore



