Fadil Ademi merr drejtimin e Ulpianës

PUBLIKUAR

233

Fadil Ademi është emëruar trajner i Ulpianës nga Lipjani, kurse ai të hënën ka arritur marrëveshje për drejtimin e skuadrës nga Lipjani, ndërsa pritet të prezantohet te klubi lipjanas të martën. KF Ulpiana nëpërmjet një njoftimit zyrtar ka shkruar se Fadil Ademi nga e marta do ta drejtoj Ulpianën.

“Ne jemi mirënjohës që ai ka pranuar të jetë në krye të klubit tonë. Ademi ka qenë i suksesshëm si lojtar në këtë klub, e besojmë shumë se do t’ia dalë mbanë edhe si trajner, sepse ka cilësi të mëdha”, thuhet në njoftim. Në fakt, Ulpiana ndryshimet e para në klub tashmë i ka nisur, sepse pos trajnerit, Ademi, të hënën në klub janë kthyer edhe disa ish-futbollistë të cilët pritet ta marrin përsipër riorganizimin në klub. Zyrtarisht thuhet se tashmë ish-futbollistëve, Arian Duriqi e Arian Dragaqina u është besuar organizimi i klubit./ulpianapres/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...