Cese Fabregas pritet të mbetet në Premierligë, por jo te Chelsea
Mesfushori spanjoll, Cese Fabregas pritet të ndahet me Chelsean në fund të sezonit pasi nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes.
Sipas Daily Star, ish anëtari i Barcelonës dhe Arsenalit pritet të transferohet te Liverpool, përcjell Express.
Thuhet se Jurgen Klopp dëshiron që nga sezoni i ardhshëm në ekip ta ketë Fabregasin, i cili kërkohet edhe nga Milani e Manchester United. /Express/



