Fabregas nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

PUBLIKUAR

​Fábregas thotë se është i lumtur në “Stamford Bridge”.

Ish mesfushori i Barcelonës, Cesc Fábregas, thotë se është i lumtur te Chelsea dhe do të dëshironte të luajë për të paktën edhe një sezon në “Stamford Bridge”.

“Jam i lumtur dhe do të dëshiroja të vazhdoj këtu edhe sezonin e ardhshëm. Jam shumë mirë te Chelsea”, tha ai për COPE.

Në intervistën e gjatë për COPE, ish mesfushori i Barcelonës u pyet edhe për mundësinë që Real Madridi ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë: “A mund ta fitojë sërish Reali Championsin? Njeri, pse jo”.

Fabregas është pjesë e “Bluve të Londrës” që nga viti 2014 dhe për katër sezoneve, e ka fituar dy herë Premierligën me Chelsean. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...